Deputetja Musliu e quan mashtrues dhe hajgaregji Kurtin

23 dhjetor 2022 | 13:45

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka zhvilluar një debat të ashpër me kryeministrin Albin Kurti, në kohën e pyetjeve parlamentare në Kuvend.

Fillimisht deputetja Musliu, e ka pyetur Kurtin në lidhje me premtimet e tij për projektin e banimit të përballueshëm social.

Me përgjigjen e Kurtit nuk është ndarë e kënaqur deputetja Musliu, e cila i ka thënë kryeministrit se i ka mashtruar qytetarët me premtime të tilla.

“Kryeministri Kurti veç sa u deklaruar që nuk e ka haberin as çka ka premtuar dhe as ku ka shkuar ky projekt. Pyetjen parlamentare e kam bërë më 25 nëntor dhe ky ka pasur kohë të mjaftueshme për tu informuar se ku është ky projekt dhe në cilën fazë ka shkuar. Për informatën tuaj, zoti kryeministër për banim social fizibilitetin e kryen Habitati, prandaj mos i mashtro qytetarët e Republikës së Kosovës. Ti vetëm sa e tha që me thënë është ndryshe, e me punuar ndryshe. Prandaj kujdes çka po flet, se fjala publike ka peshë. Mos i mashtro qytetarët dhe thuaj që nuk e kemi as në rend me përfunduar një projekt të tillë dhe se ju kemi mashtruar”, ka thënë Musliu.

Kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak kryeministrit Kurti, i cili me ironi i është kundërpërgjigjur Musliut.

Kurti i është drejtuar Musliut me këtë pyetje: “A dini me m’kallxu çka ju kallxova?”.

Ky reagim i Kurtit ka shkaktuar të qeshura mes deputetëve në Kuvend.

Ndaj kësaj deklaratë, ka reaguar përseri Musliu, e cila e ka quajtur Kurtin hajgaregji dhe mashtrues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Gjyqësor i Kosovës, i mbështetur nga Bashkimi Evropian në…