Deputetja Musliu e quan rrugaç dhe e gjuan me ujë ministrin Peci, debatojnë ashpër në komision
21 dhjetor 2021
| 15:05
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka quajtur rrugaç ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, gjatë raportimit të këtij të fundit në komisionin parlamentar.
“Ti je rrugaç”, ka thënë ajo teksa e ka gjuajtur me ujë në drejtim të ministrit.
Kjo situatë ka bërë që mbledhja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim të ndërpritet.
Krejt kjo ka ndodhur pas akuzave që ministrit Peci i ka bërë në drejtim të deputetes Musliu.
“Ti përfaqëson më gjuhen, e përfaqëson krimin. Qajo pjesa e krimit në Ministrisë së Bujqësisë ka një mbështetje politike dhe kjo po i bie që je t’i ajo zyrtare që je në prapavijë”, ka thënë Peci.