Deputetja Musliu gjen portofolin e humbur, takon studenten dhe ia kthen atë

22 prill 2019 | 23:37

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka bërë me dije se ka gjetur një portofolio të humbur e cila posedonte para si dhe dokumente identifikimi.

Musliu ka treguar se të njëjtën ashtu siç e ka gjetur e ka dorëzuar tek studentja Jetlira, së cilës i kishte humbur ditë më parë.

Postimi i plotë i deputetes Musliu në faqen e saj zyrtare në “Facebook”:

Sot e kerkova dhe e takova Studenten Jetlira. Bera tri thirrje telefonike  dhe gjeta kontaktin e saj. Arsya e takimit ishte ky portofol (kulete) qe kemi ne dore.  Para tri dite  pas angazhimeve qe kisha, rruges per ne shtepi ne nje vend shume te frekuentuar, e gjeta ne toke. Kur e hapa e pashe qe portofoli nuk ishte i vjedhur sepse ne te ishin ca te holla (te mjaftueshme per bugjetin e Kosovës) dhe dokumentet personale te identifikimit. Duke u bazu ne vendin dhe kohen erdha ne konstatim se mund ti kete rene nga xhepi. Sot u ndjeva mire qe ia dorzova Jetlires portofolin e saj dhe bashke pijtem nje kafe, u beme mike ne instagram ?dhe beme kete fotografi. Suksese ne studime Jetlira!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gani Dreshaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë…