Deputetja Musliu: Kurti po e shfaqë fytyrën e vërtetë çdo ditë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurtit për hapjen e arkivave të UÇK-së.
Musliu në llogarinë e vet në “Facebook” duke iu referuar Kurtit, ka shkruar se “ky demagogu po e shfaqë fytyrën e vet të vërtetë çdo ditë”.
“Ky demagogu, që gënjeu një pjesë të popullit brenda dhe jashtë vendit, çdo ditë po e shfaqë fytyrën e vet të vërtetë. Çdo ditë po e shohim hipokrizinë, narcizmin, gënjeshtarin dhe së fundmi edhe tradhtarin e këtij vendi”, ka shkruar Musliu.
Më tutje, Musliu ka thënë se Albin Kurti ka shitur edhe shpresën e fundit të familjarëve për të gjetur të dashurit te tyre.
“Me kërkesën e tij për hapjen e arkivave të UÇK-së në linjën e njëjtë me kriminelet serb, Albini shiti edhe shpresën e fundit të familjarëve për të gjetur të dashurit e tyre”, ka shkruar Musliu.