Deputetja Musliu me të rinjtë e PDK-së për 8 Mars vizitojnë nënën e vëllezërve Demaku

08 mars 2020 | 16:36

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, me rastin e 8 Marsit, ka vizituar disa nga nënat të cilat ia kanë dhënë Kosovës djemtë dhe vajzat e tyre më të mira.

Musliu e shoqëruar nga drejtuesit e Rinisë Demokratike në Skenderajt, Alban Berisha, Fatoni dhe Dafina kanë vizituar edhe nënën e vëllezërve Demaku në Drenas.

Me këtë rast, ajo ka thënë se këto tri nëna bartin mbi supe pesën e rëndë të lirisë.

“Mëngjesin e sotëm bashkë me Rininë Demokratike të Kosovës nga Skenderaj e filluam duke i’u uruar 8 Marsin nënë Rabës që djalin e vetëm i’a fali Lirisë dhe vajzën e saj Hajrijen që kriminelet serb pas aktit çnjerëzor duke e hedhur në bunarë i mbytën vajzën 20-vjeçare. U ndalem për pak minuta edhe tek nëna Hana Haziri që po ashtu djali i’u vra në luftën e fundit, për të vazhduar tek simboli tjetër i heroinës nëna e vëllezërve Demaku , e cila edhe sot jeton me padrejtësitë që po i bëhen djemve të saj. Këto janë vetëm tri nga shumë nëna që bartin mbi supe peshën e rënd te kohës, andaj meritojnë respekt! Forca e tyre le të jetë frymëzim për të gjitha gratë e ditëve të sotme për të ecur përpara me dinjitet dhe përkushtim! Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave shqiptare!”, ka shkruar Musliu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Image may contain: 6 people, people sitting and indoorImage may contain: 5 people, people sitting, living room and indoorImage may contain: 5 people, people standing and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të dielën ka qëndruar në…