
Deputetja Musliu në Deçan: Mirëmëngjesi, ekskluzivisht për tigrat e Deçanit!
16 korrik 2023
| 11:29
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka vizituar sot komunën e Deçanit.
Ajo ka postuar në “Facebook” fotografi nga qendra e Deçanit, ku shihet nën shoqërimin e ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës dhe anëtares së Kryesisë së PDK-së, Safete Hadergjonaj dhe ish-kandidates së PDK-së për kryetare të Deçanit, arkitektja Ardiana Qorraj.
“Mirëmëngjesi nga Deçani, shkon ekskluzivisht për Tigrat e Deçanit!”, ka shkruar Musliu mbi foton e publikuar.