Deputetja Musliu ofron apartamentin e saj për një familje të prekur nga tërmeti në Shqipëri

26 nëntor 2019 | 23:41

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, duke u solidarizuar me të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, ka bërë me dije se ka ofruar në dispozicion apartamentin e saj për një familje shqiptare.

Ajo ka thënë se një veprim të tillë e bën pa asnjë hezitim.

“Pas krejt kësaj tragjedie krejt çka mund të bëjë është t’i bashkohemedhe unë njerëzve solidar që t’i dalim në ndihmë gjakut tonë. Duke e ditur domethënien e një strehe të qetë në momente tragjike si ky, edhe unë pa asnjë hezitim dhe me gjithë zemër ofroj apartamentin tim (ku unë jetoj) për një familje me fëmijë të prekur nga tërmeti deri në normanilizim të gjëndjes atje.
Në çdo moment mund të me kontaktoni! Zoti qoftë me Ju në këto momente aspak të lehta!”, ka shkruar Musliu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Po ashtu, Musliu ka thënë se ofron në dispozicionin edhe tri shtëpi të të afërmve të saj për familjet shqiptare të prekura nga tërmeti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Thumanë ka humbur jetën një tjetër person, i riu…