Deputetja Musliu paralajmëron padi ndaj ministrit Peci

21 dhjetor 2021 | 16:17

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka dalë në konferencë për media për të sqaruar situatën e përplasjes me ministrin e Bujqësisë Faton Peci, pasi ky i fundit po raportonte në Komisionin për Mjedis.

Ajo ka thënë se është akuzuar nga ministri Peci se qëndron prapa grupeve të krimit të organizuar dhe ka paralajmëruar padi ndaj tij.

“Nga data 25 nëntor kam kërkuar sqarim nga z. Peci për të ditur se çfarë ka ndodhur në thirrjen për grante që është bërë në janar 2021 dhe është mbyllur në mars të këtij viti. Deri më 25 nëntor bujqit e fermerët kanë qenë në terr informativ. Në mbledhjen e Kuvendit, ministri u deklarua se thirrja u anulua, kur e kam pyetur pse nuk janë njoftuar bujqit, ministri e ka anashkaluar pyetjen time dhe nuk është përgjigjur. Kam pritur ministri të ma dërgojë me shkrim dhe nuk e kam marrë, pastaj në Kuvend kam protokolluar pyetjen me shkrim drejtuar ministrit. Ministri pyetjen e ka marrë më 3 dhjetor, pasi e ka marrë pyetjen ministri më 7 dhjetor e ka publiku vendimin për anulim të kësaj thirrje, kur ka ardhur pyetja në Kuvend ia kam adresuar pyetjen edhe i kam thanë çfarë ka ndodh, ai ka filluar të me tregojë për aksionet dhe arrestimet që i ka bërë në Agjencinë e bujqësisë, në kuadër të ministrisë. Unë kam bërë pyetje konkrete. Kur i kam bërë pyetje, ministri ka filluar të më ofendojë e me fyejë që gjëja ia kam marrë grantet, edhe unë ia kam kthyer në të njëjtën mënyrë sepse s’kam marrë grante as unë e as familja ime. Unë e pyeta se cila qëndron në sqarimin e anulimit për vendim, ministri thotë se kemi pas prioritete tjera në ministri”, ka thënë Musliu.

Më tutje, ajo ka thënë se në raport për anulimin e grantit shkruan diçka tjetër e në vendim diçka tjetër.

Deputetja Musliu ka bërë me dije se do të ngre padi ndaj ministrit Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BB VIP – Gjatë spektaklit të së premtes, publiku vendosi…