Deputetja Musliu, policisë: “Me Dardanin skiftera e me Radojçiqin pula”

04 shkurt 2022 | 10:58

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar pasi Milan Radojçiq i është arratisur dje Policisë së Kosovës.

Duke shpërndarë një lajm, ku policia tregonte se si Radojçiqi u ka ikur nga duart, Musliu ka thënë se do të mjaftonte që policët të ishin “serioz,  profesional dhe të përkushtuar”,  si me Dardan Molliqajn dhe operacioni do të kryhej me sukses.

Më tutje, Musliu ka thënë se po të ishte në opozitë kryeministri Kurti do të thoshte: “Me Dardanin skiftera e me Radojçiqin pula”.

“Do të mjaftonte  vetëm që Policia e Kosovës të ishin serioz e profesional  e të përkushtuar siç ishin në rastin e Dardan Molliqajt që operacioni të kryhej me sukses. Shenjtëria e tij Albin Kurti  po të ishte në opozite do të thoshte  për veprimet e policisë: ‘Me Dardanin skiftera e me Radojçiqin pula’”, ka shkruar Musliu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do të bëhet ceremonia zyrtare e hapjes së Lojërave…