Deputetja Musliu propozon Edita Tahirin për presidente të Kosovës

05 dhjetor 2020 | 21:26

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka dhënë edhe një emër për president të Kosovës.

Musliu ka propozuar, që në listën e emrave për president të vendit të listohet edhe Edita Tahiri, sipas saj me qëllim, që lista të bëhet “më interesante”.

“Këtë fundjavë vendosa ta pasuroj listën imagjinare për PRESIDENT/E të Kosovës. Shpresoj që studiot televizive ta kenë parasysh që ta fusin në skenarin e tyre edhe Edita Tahirin pse mos mi bë listën ma interesante”, ka shkruar Musliu në një postim në “Facebook”.

Po ashtu, Musliu në këtë postim theksoi se për vendimin e presidentit duhet të konsultohet deputetët dhe jo vetëm liderët mes vete.

“Ani kur po thonë me u marrë vesh liderët mes veti kujt i takon Presidenti. Flisni kapak edhe me deputet se po harroni që ata kanë me votu për President”, shkruan Musliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayerni i Mynihut dhe Leipzigu dhurojnë spektakël në “Allianz Arena”,…