Deputetja Musliu publikon disa fotografi: Zhyll Kuvendi, zhyll Qeveria!
15 qershor 2023
| 14:18
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka publikuar pamje nga salla e Kuvendit të Kosovës, ky dyshemeja shihet e ndotur.
Ajo ka thënë se gjendja është mjeruese dhe se Kuvendi ka nevojë urgjente për inspektor sanitar.
“Kuvendi ka nevojë urgjente për inspektor sanitar. Kjo gjendje është mjeruese. Zhyll Kuvendi, zhyll Qeveria!”, ka shkruar Musliu në “Facebook”.