Deputetja Musliu publikon foton: Kosova është shtet pa qeveri
03 gusht 2021
| 11:13
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka publikuar një foto nga seanca e Kuvendit ku po diskutohet për 100-ditëshin e Qeverisë Kurti.
Në llogarinë e vet në “Facebook”, Musliu ka shkruar se ministrat e Qeverisë Kurti e as vet kryeministri nuk kanë shkuar në seancën e sotme.
“Para pak dite pata thënë se Kosova është shtet pa qeveri”, ka shkruar deputetja e PDK-së.
Ajo ka thënë se edhe pse sot po diskutohet për 100-ditëshin e Qeverisë, “vetëm qeveri e qeverisje nuk po shohim”.