
Deputetja Musliu publikon pamje të eskortës së kryeministrit, ironizon me Kurtin
27 tetor 2021
| 11:48
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka ironizuar me eskortën e kryeministrit Albin Kurti.
Musliu ka publikuar një video, në mbishkrimin e së cilës shkruan: “Albin Kurti gjatë kthimit nga puna me autobus”.
Postimi i deputetes Musliu ka marrë qindra komente, teksa disa nga komentuesit në postimin e Musliut kanë kujtuar deklaratën e Kurtit, i cili më 2013 thoshte “Ata kanë xhipa, ne duam trotuare”.