Deputetja Musliu reagon pasi mori dhuratën e mërgimtarit nga Gjermania
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka pranuar dje një dhuratë nga një mërgimtar.
Musliu e ka ndarë dhuratën me ndjekësit e saj në “Facebook” ku ka thënë se është dhurata më e mirë që kishte pranuar.
Postimi i plotë i Musliut:
Respekti që ma japin qytetarët, ata që jetojnë në Kosovë dhe ata që jetojnë dhe veprojnë jashtë Kosovës, është dhurata më e mirë që mund të më bëhet mua si fytyrë publike.
Sot përjetova një befasi shumë të këndshme nga Z. Halit Nezaj që jeton e vepron në Gjermani i cili në mënyrë unike kishte punuar portretin tim. Të gjithë juve që vlerësoni angazhimin dhe punën time ju jam mirënjohëse përpjetë.
E, juve që erdhët dhe na e gjallëruat Kosovën, ju dëshiroj nga zemra, pushime të mira, shëndet e gjithë të mirat.