Deputetja Musliu: S’do ta lejojmë askënd të negociojë me Radoiçiqin për vlerat e luftës
15 korrik 2023
| 19:47
Pas protestës së veteranëve të luftës së UÇK-së në Prishtinë, ka folur deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila ishte pjesë e protestës.
Ajo tha se veteranët nuk do t’i nënshtrohen askujt, dhe se nuk do ta lejojnë askënd të negociojë me Milan Radoiçiqin, për vlerat e luftës.
“Nuk do t’i nënshtrohemi, do të jemi çdo ditë sepse e duam Kosovën, nuk do të lejojmë që askush të negocioj me Radoiçiqin për vlerat e Kosovës”, ka thënë ajo, për RTV Dukagjini.
Në thirrjen për protestë janë përmendur ato që janë konsideruar “veprime skandaloze të Qeverisë” dhe është kërkuar dorëheqja e deputetes Mimoza Kusari – Lila.