Deputetja Musliu-Shoshi: 5623 policë nga data 10 korrik 2023 presin pëgjigje nga Albin Kurti

06 tetor 2023 | 20:03

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka kërkuar përgjigje nga kryeministri Kurti për peticionin e 5623 policëve të Kosovës.

Tutje Shoshi-Musliu ka thënë se Albini është shembulli më i mirë se si autokratët e zgjedhur shkaterrojnë demokracinë!

Poashtu deputetja ka thënë se shkeljet kushtetuese janë bërë normë në kabinetin e Albinit, por KURRË dhe ASNJËHERË nuk do të lejojmë këtë normë në tempullin e demokracisë!

“Ne nuk ikim nga realiteti i shoqërisë tonë e nga përballja me problemet e tyre”, ka thënë ndër tjera në fjalimin e saj deputetja Ariana Musliu-Shoshi.

Ajo ka pyetur Kurtin se kur do tu jepë përgjigje 5623 policëve të cilët nga data 10 korrik 2023 presin pëgjigje nga z.Kurti dhe çka realisht mendon ai për policinë e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Çeki, Albesjana Iberhysaj-Kapitaj i…