Deputetja Musliu-Shoshi pyet Kurtin: Pse i le invalidët e luftës pa proteza e mbështetje?

05 tetor 2023 | 13:43

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, sot në seancën parlamentare iu ka drejtuar Kryeministrit Kurti me disa pyetje në lidhje me mbështetjen ndaj kategorive të luftës dhe personave me aftësi të kufizuar. Musliu-Shoshi ka kërkuar nga Kurti të japë sqarime se pse invalidët e luftës që lanë gjymtyrët e tyre në fushëbetejë për lirinë e vendit janë pa proteza dhe pa asnjë mbështetje.

Deputetja Shoqi i ka bërë edhe shumë pyetje tjera Kurtit, por Kryeministri ka zgjedh heshtjen duke mos iu përgjigjur në asnjë prej tyre.

Njoftimi i plotë i deputetes Musliu-Shoshi:

Sot kërkova nga Albin Kurti të di pse invalidët e luftës që lanë gjymtyrët e tyre në fushëbetejë për lirinë e vendit janë pa proteza dhe pa asnjë mbështetje!

Albini, duke qenë prezent në sallë me injorimin e tij konfirmoj se ky trajtim është i qëllimshëm.

-Qasja e personave me aftësi të kufizuara është e cenuar në istitucione, në ndërtesa publike, në ndërtesa kulturore, në ndërtesa banimi, në shkolla!

– Pa mëshirë janë larguar  nga paga minimale,

– Në komisionet vlerësuese për gjendjen e tyre diskriminohen padrejtësisht e shumë prej tyre trajtohen jo-dinjitetshëm!

– Ka veç fjalë, por jo buxhet e projekte konkrete!

Pra, është VITI I HARRESËS  nga qeveria Kurti ndaj kategorisë më të ndjeshme në shoqërinë tonë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka…