Deputetja Musliu shtron iftar për bashkëvendësit e saj (Foto)
08 qershor 2018
| 12:27
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka shtruar një iftar për bashkëvendësit e saj nga Baksi i Komunës së Skenderajt.
Me ketë rast, ajo ka thënë se përkrahja dhe dashuria për njeri-tjetrin janë virtyte që janë bartur brez pas brezi.
“Sonte shtrova iftar në vendlindjen time. Respekti, përkrahja dhe dashuria për njeri- tjetrin janë virtyte që barten brez pas brezi në këtë vend. Sa krenare që jam për këtë vend e për këta njerëz! I madhi Zot i begatoftë me mirësi e dashuri dhe ua shtoftë mirëkuptimin e respektin për njeri-tjetrin!”, ka shkruar Musliu në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/