Deputetja Musliu takohet me kandidaten për kryetare të PDK-së në Deçan

12 shtator 2021 | 10:12

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, në këtë mëngjes ka qëndruar në Deçan.

Ajo ka takuar kandidaten për kryetare të kësaj partie në Deçan, Ardiana Qorraj.

Deputetja Musliu ka thënë se Qorraj është një vajzë e përgatitur profesionalisht dhe e kalitur politikisht.

Në foton e publikuar nga Musliu shihet prezentë edhe anëtarja e Kryesisë së PDK-së, ish deputetja Safete Hadërgjonaj.

“Kafen e mëngjesit në këtë fundjavë zgjodha ta pi në Deçan me miken time Ardiana Qorraj. Ardiana është kandidate për kryetare të Deçanit. Ardianen e kam njohur në aktivitete të Partisë, është një vajzë e përgatitur profesionalisht dhe e kalitur politikisht. Mbi të gjitha është modeste dhe shumë njerëzore. #Ardianaqorraj 177”, ka shkruar Musliu në llogarinë e saj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, aktualisht po trajtohen 169…