Deputetja Musliu takon gratë që mirëmbajnë Kuvendin: T’i trajtojmë me dinjitet dhe respekt
22 dhjetor 2023
| 15:12
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka pritur në takim gratë që mirëmbajnë Kuvendin e Kosovës.
Me këtë rast, Musliu i ka falënderuar ato për punën e tyre të përditshme.
Musliu ka kërkuar që gratë e këtij sektori të trajtohen me dinjitet dhe respekt.
“Shoqëria jonë duhet ta kuptoj drejt rolin dhe rëndësinë e tyre në punën e jetën tonë të përditshme. Ti trajtojmë me dinjitet e respekt dhe t’i vlerësojmë e të tregojmë sa të rëndësishme janë sepse jo rrallë në vendin tonë puna e tyre përveç që nuk respektohet e vlerësohet, ndodhë që edhe përbuzet e stigmatizohet”, ka shkruar Musliu në “Facebook”.