Deputetja Musliu thotë se PDK-ja po aktivizon mërgatën për zgjedhjet e 9 shkurtit

08 dhjetor 2024 | 11:23

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një takim mobilizues me strukturat e saj në Kantonin e Jura, ku u diskutuan strategjitë dhe aktivitetet për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se ky takim kishte si qëllim aktivizimin e mërgatës kosovare dhe angazhimin e komunitetit për të kontribuar në një pjesëmarrje masive në zgjedhje.

“PDK-ja është e angazhuar për një fushatë të fuqishme, duke përforcuar lidhjet me qytetarët dhe duke mobilizuar gjithsecilin për të garantuar një të ardhme më të ndritur për Kosovën”, ka shkruar në “Facebook” Musliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, po qëndron për…