Ja kush e vizitoi nënën e Sylejman Selimit për 28 Nëntor (Foto)
Deputetja e Partisë së Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, për nder të 28 Nëntorit, ka vizituar nënën e ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi.
Ai ka thënë se nëna e Sylejman Selimit ka ushqyer shumë komandantë dhe ushtarë të UÇK-së.
“Sot në këtë festë kombëtare vizitova Nënë Nurien. Kjo nënë e cila me duart e saj ushqeu shumë Komandantë e ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe sot po sfidohet rëndë me mungesën e padrejtë të djalit të saj. Nënë Nuria kjo grua fisnike për kundër vuajtjeve nga mungesa e padrejtë e djalit të saj gjeneral Sylejman Selimit, e rrethuar me nipa e mbesa, fëmijë te gjeneralit, te gjithë shqiptarëve ku do që janë ju uron festën e 28 Nëntorit!”, ka shkruar Musliu në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/