Deputetja nga Maqedonia: Nënës sime nuk i japin nënshtetësinë vetëm se është shqiptare

26 mars 2021 | 23:23

Deputetja shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Safije Sadiki Shaini thotë me anë të një statusi në rrjetet sociale se nëna e saj 72-vjeçare nuk merr dot nënshtetësinë në vendin ku jeton vetëm për shkak të origjinës shqiptare.

Ajo shkruan me anë të një statusi në rrjetet sociale prej gjysmë shekulli e ëma i nënshtrohet provimit të gjuhës maqedonase me shpresën për të marrë shtetësinë.

“Sot nëna ime 72-vjeçare po i nënshtrohet për të satën herë provimit të njohjes së gjuhës maqedonase, me shpresë që kësaj radhe ta marrë shtetësinë.  50 vjet (gjysmë shekulli) e bën këtë betejë. Pas kësaj moshe mund të mos i shërbejë më, por e postova këtë fotografi dhe këtë tekst që ta kuptoni betejën tonë në Kuvend.  Nëna shqiptare në Maqedoninë e Veriut përballet me një shtet diskriminues vetëm sepse është shqiptare. Asgjë tjetër.

Mbase tash e kuptojmë edhe se nuk është asgjë vonesa 1-mujore e një asistence ekonomike përballë gjysmë shekulli pritje. “Procesi” vazhdon njësoj si te Kafka. Parashteti vendos për shtetin. Prandaj, o SHTETësi për të gjithë o SHTET të bllokuar për të gjithë”, shkruan ajo./mv.abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka…