Deputetja Pacolli e cilëson produktive seancën ku sulmoi mediet

14 korrik 2022 | 16:40

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e ka cilësuar si “produktive” seancën në të cilën ka kërkuar kontroll mbi mediet.

Pacolli këtë vlerësim e ka dhënë në llogarinë e vet në “Facebook”, e cila ka shpërndarë fotografi me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si dhe deputetët Armend Muja e Adnan Rrustemi.

“Pas seancës së shkurtër por shumë produktive…”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Pacolli gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Kosovës ka bërë thirrje që Kuvendi dhe Qeveria të marrin masa ndaj medieve në Kosovë.

Pacolli ka deklaruar se në raportin e Parlamentit Evropian është thënë se “kohëve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media”.

Sipas Pacollit, ky raport thotë se përmes investimeve të tilla private është rritur edhe mundësia e ndikimit në disa mediume kryesore në vend dhe ato online.

Deputetja e LV-së kërkon nga Kuvendi dhe Qeveria të marrin masa ndaj medieve

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Inspekcionit në Mitrovicë ka vazhduar edhe sot aktivitetin…