![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/06/nimani.jpg)
Deputetja Përlaskaj, anëtare Nderi e Universitetit të Gjakovës
07 qershor 2022
| 16:43
Deputetja shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka pranuar titullin anëtare Nderi e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”.
Këtë titull, ajo e ka pranuar nga rektori i Universitetit “Fehmi Agani”, Artan Nimani.
“Si rektor i Universitetit, duke u bazuar në vendimin e Senatit të Universitetit i dorëzova titullin: ‘Anëtar Nderi i Universitetit’ për znj. Ermina Lekaj Përlaskaj – deputete në Parlamentin e Kroacisë, si mirënjohje për kontributin e dhënë për çështjen kombëtare dhe forcimin e faktorit shqiptar në rajon si dhe angazhimin personal për avancimin dhe promovimi e Universitetit ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë në botën akademike në Kroaci dhe Evropë”, ka thënë rektori Nimani.