Deputetja Selimi: Serbia le të armatoset, Kosova është armatosur me njerëz që do ta mbrojnë vendin
18 prill 2022
| 20:16
Bashkëshortja e Rexhep Selimit ka komentuar zhvillimet e fundit në veri.
Përmes një deklarate, deputetja e Kuvendit tha se Serbia le të armatoset sa të dojë, vendi ynë ka armën më të fortë, njerëzit që janë të gatshëm të luftojnë, përcjell Gazeta Nacionale.
Tutje ajo shtoi se këto ditë është parë fytyra e vërtetë e Serbisë.
“Ditëve të fundit po shihet fytyra e vërtetë e Serbisë. Si duket kanë marrë zemër nga sulmet e Rusisë në Ukrainë, dhe këta po dëshirojnë të tregojnë se janë ende gjallë dhe mund të bëjnë sulme tjera në Kosovë.
Mirëpo institucionet e Kosovës, policia e Ushtria janë ta gatshme të mbrojnë sovranitetin e vendit”, tha ajo në RTV Dukagjini.