Deputetja shkruan për dashurinë, Fjolla Morina i komenton e zhgënjyer: Edhe unë kam menduar që ka dashuri, por ishte rrenë
25 dhjetor 2022
| 19:03
Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi ka bërë së fundmi një status mjaft dashamirës në rrjetet sociale.
“Dashura e shpëton botën”, ka shkruar në profilin e saj zyrtar në Facebook, aktorja e cila përjeton dashurinë më të madhe si nënë e katër fëmijëve.
Por me deputeten nuk është pajtuar aspak këngëtarja Fjolla Morina.
Ajo i ka komentuar aktores Matoshi, duke shkruar se edhe ajo dikur besonte në dashuri, por e ka kuptuar se në fakt gjithçka është një gënjeshtër.
“Edhe unë kam menduar që ka, por rrenë ish, është kriminela/kriminele, vërdallë s’ka dashuri e s’ka razi”, ka shkruar këngëtarja.
Vitin e kaluar ajo u nda nga ish-bashkëshorti i saj, sipërmarrësi Fisnik Syla.