Deputetja shqiptare në Kroaci: Modeli kroat për pakicat, më i padhembshëm për Kosovën

09 maj 2023 | 08:45

Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka thënë se modeli kroat për pakicat është model që duhet dhe mund të aplikohet edhe në Kosovë.

Lekaj-Përlaskaj në një intervistë në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se ky model do të jetë më i padhembshëm për shtetin e Kosovës.

“Në Kroaci, pas vitit 1995 është nënshkruar marrëveshja që njeh të drejtat e pakicave, përfshirë këtu edhe të drejtat e serbëve, ato rregullohen më Ligjin kushtetues të Kroacisë. Asociacionet e pakicave të tjera janë shoqata që merren me kulturë, ruajtjen e identitetit e traditës së tyre, kurse Asociacionet serbe janë në një nivel më të lartë dhe është shumë e aplikueshme kjo pjesë dhe mendoj që është shumë më e padhembshme për shtetin e Kosovës nëse pranohet kjo pjesë e Asociacioneve siç është e paraparë në Ligjin kushtetues të Republikës së Kroacisë”, ka theksuar Lekaj-Përleskaj, duke shtuar se mendon që modeli kroat për pakicat duhet të aplikohet edhe në Kosovë.

Sipas saj, edhe Kosova do të mund ta imponojë modelin kroat për pakica.

Deputetja e Parlamentit kroat, ka theksuar se Kroacia është një nga lobuesit më të mëdhenj për Kosovën dhe se Kosova është po qëndron në rrugë të drejtë sa u përket marrëdhënieve me Kroacinë.

Ajo ka thënë se aktualisht marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Kroacisë në nivelin politik janë të mira. Lekaj-Përlaskaj ka thënë se shpreson që edhe marrëdhëniet në nivel ekonomik të përmirësohen.

Ajo ka folur edhe për raportimet për përfshirje në një skandal financiar të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Ajo ka thënë se Berishaj e kryen punën e tij shumë mirë dhe se shteti kroat ka bashkëpunim të mirë më të dhe me të gjitha institucionet e Kosovës, përfshirë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani e kryeministrin Albin Kurti.

Lekaj-Përlaskaj, ka thënë se në Kroaci nuk merret askush me raportimet e mediave për Berishajn dhe kërkesat e opozitës në Kosovës që ai të shkarkohet.

“Në Kroaci kjo temë nuk diskutohet dhe nuk debatohet askund, kështu që vetëm mund të them se ambasadori e kryen një punë shumë mirë dhe është ambasador i cili me dinjitet e kryen punën e tij. Ato çka shkruhen në mediat e Kosovës dhe çka deklarohet në opozitën e Kosovës, me të vërtetë këtu nuk merret askush me këtë punë”, ka deklaruar deputetja e Parlamentit kroat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës, të cilët u…