Deputetja Time Kadrijaj në listën e veteranëve mashtrues
16 shtator 2018
| 22:07
Prokuroria Speciale e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë listën e plotë me 20 mijë emrat që cilësohen si veteranë mashtrues.
Në këtë listë bën pjesë edhe ish-pjesëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Time Kadrijaj.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”.
“Unë dezertere e ju heronjë!”, është shprehur ajo.
Kadrijaj, aktualisht deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është shfaqur shumë e zemëruar për përfshirjen e saj në këtë listë.