Deputetja Time Kadrijaj takon invalidët e luftës që Kosovës ia dhuruan nga një dorë
Ish-luftëtarja e UÇK-së, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj ka takuar dy ish-ushtar të UÇK-së të cilët gjatë luftës në Kosovë, njëri në Loxhë e tjetri në Gjocaj, atdheut ia kanë dhuruar nga një dorë. Binak Dinaj dhe Qerim Gjocaj gjatë luftës nga plagët e marra në beteja kundër ushtrisë serbe kanë humbur nga një dorë. Deputetja Kadrijaj ka akuzuar Qeverinë dhe qeveritarët të cilët po bëjnë selfie e foto te Ura e Ibrit e në Ujman kinse po bëjnë veprime patriotike, ndërsa në fakt heronjët janë ish-luftëtarët e invalidët e luftës të cilët i kanë lënë gjymtyrët e trupit nëpër beteja.
Postimi i plotë i deputetes Kadrijaj:
Mjerim me këtë qeveri ku na ka pru:
Po mendojnë se me selfie e me foto te ura e Ibrit e ne Ujman po bajnë patriotizëm:
Po mashtrohi o te mjere se sakrifica për atdhe nuk ashte ajo e juaja po e këtyre invalidëve në foto:
Në të djathtën time invalidi Qerim Gjocaj dhe në të majtën Binak Dina, që të dy atdheut i kanë dhuruar nga një dorë.
Respekt për ju bashkëluftëtar, e falënderues për tanë jetën!