![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/03/Deputetja-ukrainase.jpg)
Deputetja ukrainase: Një civil e vranë dhe ia përdhunuan gruan në sy të fëmijës
Deputetja ukrainase, Maria Mezentseva, ka folur për “Sky News” lidhur me zhvillimet më të fundit në vendin e saj. Ajo ka thënë se “nuk ka vende më të sigurta në Ukrainë”.
“Pra, kur na pyesin, a jeni të sigurt tani, siguria është e përkohshme për momentin. Ne ende përballemi me vështirësi shumë të ashpra me sigurinë në korridoret humanitare”, ka thënë Mezentseva.
Por, ajo ka thënë se më shumë se 7 mijë njerëz po shpëtohen çdo ditë në Ukrainë, duke shtuar se rreth 90 për qind e korridoreve për cilat kanë rënë dakord janë duke funksionuar.
Më tutje, Mezentseva ka treguar gjithashtu disa nga mizoritë që janë duke u ndodhur grave ukrainase.
“Ka një rast që është diskutuar shumë kohët e fundit sepse është regjistruar dhe proceduar në prokurorinë e përgjithshme dhe nuk po hyjmë në detaje, por është një skenë mjaft e frikshme.”
“Një civil u qëllua për vdekje në shtëpinë e tij në një qytet të vogël pranë Kievit. Gruaja e tij ishte… më vjen keq, por më duhet të them… përdhunuar disa herë në sy të fëmijës së saj të mitur. Dhe kjo është diçka gjë që është absolutisht e papranueshme për sa i përket të folurit publikisht për këtë, sepse ka shumë më shumë viktima sesa vetëm ky rast”, ka thënë Mezentseva.