Derbi Gjilani – Drita zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’
01 prill 2019
| 16:03
Derbi më i madh në futbollin e Kosovës në mes Gjilanit dhe Dritës do të zhvillohet më 7 prill në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Skuadra e Gjilanit ka njoftuar se ky vendim ka ardhur pasi stadiumi “Agim Ramadani-Katana” është duke u rinovuar dhe nuk ofron siguri të mjaftueshme.
“Ndeshja kundër rivalit lokal KF Drita është zhvendosur në kryeqytet dhe do të luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë, pasi stadiumi ‘Agim Ramadani-Katana’, gjendet në renovim dhe nuk i plotëson kushtet dhe sigurinë për mbarëvajtjen e këtij dueli”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.
/Epoka e re/