Derbi i Anamoravës zhvillohet përsëri pa tifozë

08 nëntor 2022 | 13:54

Klubi i Gjilani ka njoftuar sot për duelin me rivalin e qytetit, Dritën, që do të zhvillohet të enjten në kuadër të xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës. Në njoftimin e klubit të Gjilanit bëhet e ditur se Derbi i Anamoravës do të zhvillohet pa tifozë.

“Për shkak të kushteve jo të favorshme dhe mungesës së tribunave, takimi do të zhvillohet pa prezencën e tifozëve dhe qëndrimi afër stadiumit do të jetë i ndaluar për shikues”, thuhet në njoftimin e SC Gjilanit.

Kjo është hera e dytë këtë sezon që në derbin më të madh në Kosovë do të mungojnë dy tifozërit, “Skifterat” dhe “Intelektualët”.

Ndeshja mes Gjilanit dhe Dritës do të zhvillohet më 10 nëntor (e enjte) në stadiumin ndihmës me bari sintetik në Gjilan.

Drita aktualisht është lidere e Superligës më 31 pikë të mbledhura, tetë më shumë se Gjilani që renditet i katërti në tabelë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) ka ngjyrosur në të zezë dritaret e…