Derbi i Dritës
Skuadra e Dritës nga Gjilani e ka fituar derbin e kësaj xhiro në IPKO Superligën e Kosovës në futboll, pasi e mposhti Ballkanin (2-0).
Ndeshja e zhvilluar në Gjilan ishte mjaftë e tensionuar ku u ndanë edhe dy karton të kuq. Vendasit e nisën më mirë ndeshjen dhe pas pesë minutave lojë kaluan në epërsi 1-0 me golin e Izair Eminit. Mysafirët u munduan të rikthehen në lojë, por aksioni i Krasniqit dhe Potokut përfundo pa sukses. Në minutën e 24-të, Drita i jepi goditen e dytë Ballkanit, duke shënuar për 2-0 nëpërmjet Gilberto Fortunatos. Në pjesën e dytë loja ishte me e ashpër dhe gjyqtari kryesor e ndëshkoi direkt me karton të kuq Edmond Turkun e Ballkanit, në minutën e 63-të. Dymbëdhjetë minuta më vonë më karton të kuq u ndëshkua edhe Liridon Leci.
Rastin e fundit për skuadrën e Ismet Munishit, e pati kapiteni Visar Berisha, por topi përfundoi në duart e portierit Darko Tofiloskit. Pas kësaj ndeshje Drita ngritët në pozitën e parë me 21 pikë, po aq sa ka edhe skuadra e Gjilanit. Ndërsa skuadra e Ballkanit mbetët në kuotën e 20 pikëve dhe renditet në pozitën e tretë.
/Epoka e re/