Derbi i Feronikelit
24 shkurt 2019
| 14:59
Feronikeli vazhdon formën e mirë në sezonin pranveror, duke e regjistruar edhe fitoren e tretë radhazi. Në fakt, skuadra nga Drenasi dy fitore i ka në ligë dhe një në Kupë.
Sot në derbin ndaj skuadrës së Llapit, Feronikeli arriti fitore me rezultat 2-0. Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Mëndurim Hoti, në minutën e 30-të.
Golin e dytë për skuadrën nga Drenasi e realizoi në pjesën e dytë e shënoi Astrit Fazliu për rezultatin final 2-0 . Pas kësaj xhiro “Nikli” vazhdon të jetë lider në elitë, kurse Llapi bënë një hap pas në garën për titull, pasi është shtatë pikë prapa skuadrës lidere.
/Epoka e re/