Derbi i Gjilanit i takon Dritës
Drita ka fituar derbin e qytetit të Gjilanit, duke triumfuar si mysafirë i Gjilanit me rezultat minimal 0-1.
Me rezultatin e pastër 0-0 u mbyllën 45 minutat e parë të derbit të Anamoravës.
Drita ka treguar krejt fytyrë tjetër në pjesën e dytë, duke qenë më aktive në fazën ofensive.
Në minutën e 67-të është parë goli i parë në këtë sfidë, kur Muharrem Jashari ka asistuar për mrekulli te Blerim Krasniqi, i cili nga afërsia ka realizuar për 0-1.
Drita ka vazhduar sulmet edhe pas golit të shënuar, duke rrezikuar me Baftiun e Besnik Krasniqin, por pa sukses.
Me këtë fitore, Drita zë vendin e dytë në tabelë me 31 pikë, shtatë më pak se Ballkani.
Ndërkohë Gjilani është në pozitën e tetë me 17 pikë.
Ndeshjen e ardhshme Gjilani e luan si mysafir i Dukagjinit, ndërsa Drita pret Malishevën.