Derbi i Madridit mbyllet pa fitues

08 shkurt 2025 | 23:04

Nuk ka fitues në derbin e Madridit. Reali dhe Atletico ndanë pikët në ‘Bernabeu’, ndeshja u mbyll në barazim 1-1.

Në pjesën e parë shënuan “Los Colchoneros”, falë një penalltie të akorduar nga kryesori pasi pa pamjet në sistemin VAR (shënoi Alvarez), ndërsa në pjesën  dytë barazoi Mbappe.

Një rezultat ky që i leverdis Barcelonës, që në rast fitoreje në fushën e Sevillas shkon -2 nga Reali dhe -1 nga Atltetico.

Zhbllokohet në minutën e 35-të derbi i Madridit. Alvarez tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke mposhtur Courtois.

Në fakt, kryesorit i deshën disa minuta për të marrë një vendim nëpërmjet pamjeve të sistemit VAR, pas një ndërhyrjeje  të gabuar të Tchouameni-t ndaj Linos.

Në minutën e 51-të barazohet rezultati në ‘Santiago Bernabeu’. Kylian Mbappe arrin të shtyjë topin në rrjetë me një goditje brenda zonës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përparim Gruda (#29) dhe Ferat Shala (#16) janë zëri i…