Derbi i Madridit përfundon pa fitues
25 shkurt 2023
| 20:10
Emocione, gola, karton i kuq, por asnjë fitues në derbin Real Madrid-Atletico Madrid. Sfida përfundoi në barazim 1-1, rezultat që i shkon më shumë përshtat Barcelonës kryesuese.
Pjesa e parë nuk prodhoi gola. Angel Correa la Atleticon me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq në minutën e 64-t. Argjentinasi goditi me bërryl Antonio Rudiger.
Skuadra e Diego Simeones kaloi në avantazh, edhe pse në inferioritet numerik. Jose Maria Gimenez shënoi me kokë pas një krosimi të Griezmann.
Gjithsesi Reali evito humbjen falë një 18-vjeçari, Alvaro Rodriguez, icili shënoi një gol fantastik me kokë pesë minuta nga fundi.