Derbi i Manchesterit i gjen dy skuadrat në formë të dobët

15 dhjetor 2024 | 13:24

“Etihad Stadium” do të jetë vendi ku do të përballen dy rivalë të mëdhenj të njëri-tjetrit nga qyteti i Manchesterit.

Manchester City dhe Manchester United, sot me fillim nga ora 17:30 do ta zhvillojnë ndeshjen e 195-të zyrtare.

Të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren në këtë takim, për të shpresuar tutje në ecuri pozitive, pasi që edhe skuadra e Pep Guardiolas edhe ajo e Ruben Amorim, nuk kanë kaluar një formë të mirë kohët e fundit.

Sidomos portugezi i cili mori rishtas drejtimin e ekipit të “Djajve të Kuq”, do të kërkojë që ta kalojë këtë test serioz në Premier League.

Aktualisht “Cityzens” janë në vendin e pestë me 27 pikë.

Të kaltërit e Manchesterit, nga 15 takime të zhvilluara këtë edicion në ligën angleze, i kanë tetë fitore, tri barazime dhe katër humbje.

Kurse, të kuqtë janë akoma edhe më keq në renditje.

United gjenden në vendin e 13-të me 19 pikë.

Nga 15 takime, i kanë pesë fitore, katër barazime e gjashtë humbje.

Deri më tani këto dy skuadra i kanë 194 përballje.

Manchester City, i ka 61 fitore, “Djajtë e Kuq” 79-të e 54 lojë kanë përfunduar me barazim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti, e ka uruar njeriun…