Derbi i Napolit
Napoli ka marrë një fitore të madhe pasi ka mposhtur Lazion me rezultatin 2-1 në “San Paolo”.
Ishte një sfidë tepër delikate për të besuarit e Carlo Ancelottit ndaj Lazios që vinte në stadiumin e tyre pas disa rezultateve të mira në javët të fundit.
Napoli kaloi i pari në avantazh me Callejon, i cili shënoi golin e gjashtë ndaj Lazios, viktima e preferuar e mesfushorit spanjoll.
Milik i dha avantazhin e dyfishtë përpara se Immobile të ngushtonte diferencën, por kartoni i kuq i Acerbit i ka kushtëzuar kryeqytetasit.
Mbrojtësi, pas 149 ndeshjeve radhazi, do të mungojë në ndeshjen e radhës.
Napoli duhet të kishte fituar më thellë këtë ndeshje, por fati nuk ka qenë me ekipin e vendit të dytë, që ka goditur plot katër herë shtyllën gjatë kësaj sfide.