Derbi i rivalëve të vjetër në Prishtinë

11 tetor 2024 | 17:04

Java e pestë në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll do të dhurojë sfida mjaft interesante. Ndeshja e parë e kësaj xhiroje është në mes të rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës, Sigal Prishtinës dhe Pejës.

Bardhekaltrit kanë tri fitore dhe një humbje në katër xhirot e para, derisa pejanët dy fitore dhe dy humbje. Dy skuadrat me traditë dhe shumë trofe, synojnë fitoren në këtë përballje. Takim shumë i rëndësishëm është në mes të Borës dhe Vëllaznimit. Prishtinasit kanë katër humbje në këtë edicion dhe janë në kërkim të fitores së parë në elitë, kurse kuqezinjtë kanë dy fitore e dy humbje. Takim, po ashtu, shumë interesant është ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit.

Therandasit kanë dy fitore e dy humbje, ndërsa prizrenasit janë skuadra e vetme pa humbje, katër fitore në katër ndeshje. Xhiroja e pestë përmbyllet me ndeshjen ndërmjet Proton Cable Prizrenit dhe Trepçës. Prizrenasit kanë një fitore e tri humbje, kurse mitrovicasit dy fitore dhe dy humbje.

ProCredit Superliga – Java 5

Të shtunën takohen:
17:00 Sigal Prishtina – Peja
19:00 Bora – Vëllaznimi

Të dielën takohen:
17:00 Golden Eagle Ylli – Bashkimi
19:00 Proton Cable Prizreni – Trepça

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut tha të premten…