Derbi i takon Arsenalit
Arsenali ka shënuar fitore minimale me rezultat 1-0 në udhëtim ndaj rivalit lokal Tottenhamit në kuadër të xhiros së katërt në elitën e futbollit anglez. Të parët që rrezikuan ishin vendasit të cilët iu afruan seriozisht golit në minutën e gjashtë me anë të Dejan Kulusevskit të cilit iu mohua goli nga David Raya.
Për mysafirët reastin e parë serioz e pati Kai Havertz i cili në minutën e 18-të e detyroi portierin vendas Vicario të bëjë një super pritje për ta evituar golin.
Me rezultat të barabartë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të këtij takimi.
Në pjesën e dytë Arsenali arriti ta shënojë golin i cili në fund doli të ishte vendimtar për të marrë pikët e plota.
Bukayo Saka (64’) e gjeti mjaft mirë në zonë Gabriel Magalhaes i cili bëri një shkëputje fantastike në ajër për të shënuar me kokë për 1-0.
‘Topçinjtë’ kështu u rikthyen tek fitoret pas barazimit ndaj Brightonit javën e kaluar dhe tashmë renditen në pozitën e dytë me dhjetë pikë.
Tottenhami në anën tjetër mban pozitën e 13-të në tabelë dhe numëron vetëm katër pikë pas po aq ndeshjeve të luajtura.