Derbi i takon Dortmundit
Derbi më i madh në Bundesligë ndërmjet Dortmundit dhe Bayern Munichut sot ka prodhuar një ndeshje spektakolare, të cilën e fitoi ekipi vendas.
Pesë gola u shënuan në përballjen e jashtëzakonshme në “Westfalenstadion”, me vendasit që shënuan fitore prej 3 me 2.
Bavarezët e nisën më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 26 përmes Robert Lewandowskit, që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
Në pjesën e dytë Dortmundi barazoi shifrat në minutën e 49 përmes Reusit, që shënoi nga penaltia.
Por, Bayerni riktheu epërsinë sërish përmes sulmuesit polak Robert Lewandowski, që shënoi katër minuta më vonë.
Vendasit nuk u dorëzuan dhe barazuan edhe njëherë shifrat përmes Reusit.
E golin e fitores e shënoi Paco Alcacer pas një kundërsulmi të jashtëzakonshëm në minutën e 74. Për të asistoi Witseli.
Dortmundi tani në krye të tabelës ka 27 pikë, shtatë më tepër se Bayerni që ka mban vendin e tretë.