Derbi i takon Dritës
29 shtator 2019
| 17:02
Skuadra e Dritës e ka fituar derbin me të madh në futbollin e Kosovës ndaj Gjilanit (0-1). Goli i shënuar në minutën e 29-të, nga Adrian Cuculi do të jetë vendimtar për fitoren e ish-kampionëve të Superligës. Rastet në pjesën e dytë nuk munguan, por gola të tjerë nuk pati.
Pas këtyre tri pikëve, Drita ngritët në pozitën e dytë me 14 pikë, kurse Gjilani mbetët në kuotën e 12 pikëve.
Fitore sot si mysafire ka arritur edhe Prishtina në përballje me Vushtrrinë (0-3). Golat për kryeqytetasit i shënuan Alban Shillova, Nertil Hoxha (autogol) dhe Armend Thaqi.
Fitore ka shënuar edhe Ballkani në përballje me Drenicën në Skenderaj (0-1).
/Epoka e re/