Derbi i takon Dritës, fiton Ferizaj dhe Ballkani
Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 18-të në IPKO Superligë.
Derbi i madh ndërmjet Dritës dhe Gjilanit si zakonisht dhuroi spektakël në tribuna, por edhe katër gola, ku në fund fitores iu gëzuan futbollistët e Dritës, me rezultat 3-1.
Ndeshja nisi me një minutë heshtje në nderim të ndjerë të Gjilanit, Leonit Osmani, derisa futbollistët e të dyja ekipeve dërguan lule tek pankarta me figurën e të ndjerit.
Golat për Dritën i shënuan Ardian Limani (8’), Kyrian Nwabueze (71’) dhe Erion Vucaj (90’+4), derisa golin e barazimit të përkohshëm për Gjilanin e shënoi Fiton Hajdari (69’). Pas kësaj fitoreje Drita arrin në kuotën e 26 pikëve, por mbetet edhe më tutje një pozitë më poshtë se Gjilani që renditet i katërti.
Fitore para tifozëve të vet kanë shënuar edhe Ferizaj dhe Ballkani. Skuadra e Ferizajt e ka mposhtur Trepçën’89, me rezultat 2-0, me golat e shënuar nga Genc Hamiti (12’ e 14’). Me të njëjtin rezultat ka fituar edhe Ballkani në duel me Drenicën, me golat e shënuar nga Blend Baftiu (7’) dhe Edvin Kuc (63’).
IPKO Superliga
KEK-u – Llapi 0-3
Drita – Gjilani 3-1
Ballkani – Drenica 2-0
Ferizaj – Trepça’89 2-0