Derbi i takon Feronikelit

03 tetor 2018 | 17:37

Skuadra e Feronikelit e ka fituar ndeshjen derbi ndaj Llapit, me rezultat 0-1. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” i ka takuar javës së tetë në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Mysafirët nga Drenasi luajtën pa një lojtar nga minuta e 43-të, pasi Kastriot Rexha qëllimisht e goditi me top Behar Maliqin dhe gjyqtari kryesor e përjashtoi me karton të kuq. Pavarësisht epërsisë numerike, Llapi nuk arriti të shënoi në portën e skuadrës mysafire, kurse në anën tjetër “Nikli” shënoi golin e fitores në minutën e 73-të, nëpërmjet Astrit Fazliut.

Fitores i është gëzuar Prishtina në përballje me skuadrën e Lirisë në Prizren (0-1), kurse dy ndeshjet tjera KEK-u – Ballkani dhe Drita – Trepça ’89, përfunduan baras.

IPKO Superliga

Llapi – Feronikeli                    0-1
Drita – Trepça ’89                   1-1
Liria – Prishtina                       0-1
KEK-u – Ballkani                     2-2
Ferizaj – Drenica                      2-0
Të enjten takohen:
Flamurtari – Gjilani

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo ka mohuar vërtetësinë e akuzave për përdhunim. Ylli…