Derbi i takon Feronikelit
31 gusht 2019
| 18:17
Fitore minimale ka shënuar Feronikeli në derbin ndaj Prishtinës në xhiron e tretë të Superligës së Kosovës në futboll.
Mendurim Hoti realizoi golin e vetëm në fitoren 1 me 0. Ai realizoi në minutën e nëntë. Pas tri ndeshjeve deri tash, Feronikeli ka gjashtë pikë, ndërsa Prishtina pas dy ndeshjeve mbetet me vetëm një pikë.
Në të njëjtën kohë, Flamurtari ka arritur të fitojë ndeshjen ndaj Ferizajt, me të njëjtin rezultat. Golin e realizoi Egzon Krasniqi në minutën e parë. Llapi ka barazuar pa gola me Ballkanin.