Derbi i takon Prishtinës
Në një atmosferë të jashtëzakonshme në Karagaçi me më shumë se 2 500 shikues, Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 72:85 (13:20, 18:17, 24:24, 17:24).
Përballja në Pejë ka qenë shumë interesante, derisa palestra ishte e mbushur me tifozë, ku tifozët pejanë krijuan një atmosferë shumë të mirë.
Sidoqoftë, prishtinasit fituan çerekun e parë 13:20 dhe atë të fundit 17:24, derisa perioda e dytë dhe e tretë ishin shumë të barabartë, 18:17 dhe 24:24.
Verdhezinjtë rezistuan dhe luftuan aq sa mundën, derisa bardhekaltrit duke shfrytëzuar përvojën fituan në fund 72:85, që ishte fitorja e dytë në tri takime, derisa pejanët kanë një fitore dhe një humbje.
Te Peja u dalluan Henrik Sirko me 15 pikë, Malcolm Armstred me 14 dhe Albin Berisha me 13.
Te Sigal Prishtina u veçuan Divine Myles me 22 pikë, Fahro Alihoxhiq me 21 pikë e nëntë kërcime, Mikaile Tmusiq me 17 pikë dhe Dardan Berisha me 12 pikë, shtatë kërcime dhe nëntë asistime.