Derbi i takon Prishtinës

01 mars 2020 | 21:56

Prishtina e ka fituar derbin e xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Të dielen mbrëma në kryeqytet, Prishtina fitoi ndaj Kastriotit të Ferizajt me rezultat 33:29.

Prishtina renditet e dyta me 30 pikë, katër më pak se Besa Famgas e katër më shumë se Trepça që mbanë vendin e tretë. Kastrioti është i katërti me 22 pikë.

Derbi mes Prishtinës dhe Kastriotit e ka përmbyllur javën e 17-të. Ndeshjet tjera u luajtën të shtunën.

Herët në ndeshje Prishtina nisi shkëputjen në rezultat. Në pjesën e parë epërsia e saj shkoi deri në gjashtë gola, kurse pas 30 minutave rezultati ishte 16:11. Në pjesën e dytë Kastrioti disa herë u afrua në dy gola, por Prishtina më pas kishte epërsi deri në tetë gola (30:22, 31:23). Në fund ferizajasit u afruan në katër gola.

P. Prekazi ishte më efikasi te Prishtina me 8 gola. D. Terziqi realizoi 7 gola. Te Kastrioti, F. Mustafa shënoi 9 gola.

Prishtina – Kastrioti 33:29 (16:11)

Prishtina: Beshiri 4, Terziqi 7, Sula 2, Prekazi 8, Ramadani 1, Abazi 1, Ademi 1, Bajqinovci 3, Gjuka 5, Ademi, Sherifi, Qela, Agushi, Beqiri

Kastrioti: Curri, Syla 6, Hoxha, A. Dugolli 4, M. Selmani, A. Selmani, Bislimi 4, Beqa, Tafarshiku, D. Dugolli, Qerimi, Rudari 5, Mustafa 9, Esati, Brahimi, Bytyqi
Shares

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfundoi pjesa e parë e ndeshjes mes Real Madridit me…