Derbi i takon Rahovecit
Në një ndeshje shumë interesante, Peja është mundur në shtëpi nga Rahoveci me rezultat 75:83 (17:21, 23:21, 20:20, 15:21), në kuadër të javës së nëntë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Përballja në ‘Karagaçi’ ka qenë shumë interesante, ku mysafirët e fitojnë çerekun e parë 17:21, derisa në atë të dytë zhvillohet lojë e barabartë, por me pejanët që e fituan këtë pjesë 23:21. Perioda e tretë ishte tërësisht e barabartë dhe përfundon 20:20, derisa atë të fundit dhe vendimtare e fiton Rahoveci me rezultat 15:21, duke shënuar fitore me rezultat 75:83, për të vazhduar serinë e fitoreve.
Te Peja u dalluan Malcolm Armstead me 18 pikë e dhjetë asistime, Henrik Sirko me 17 pikë e 14 kërcime dhe Jordan Martin me 15 pikë e nëntë kërcime, kurse te Rahoveci u dalluan Christian Bradford me 16 pikë e nëntë asistime, Javis Howard me 16 pikë e tetë kërcime, Alban Veseli me 15 pikë dhe Jure Gunjina me 14 pikë e 11 kërcime.
Rahoveci është lider me shtatë fitore dhe një humbje, kurse Peja ka katër fitore dhe katër humbje.
Ndërkohë, Bashkimi po vazhdon me formë të mirë në Superligë dhe ka shënuar fitore ndaj Feronikelit me rezultat 83:106 (19:21, 23:24, 16:38, 25:23).
Te Feronikeli u dallua kapiteni Arti Hajdari me 30 pikë e tetë kërcime, kurse te Bashkimi dyshja Stevie Clark me 37 pikë, pesë kërcime e pesë asistime dhe Corey Ross me 27 pikë, 13 kërcime dhe gjashtë asistime.
Bashkimi ka gjashtë fitore dhe dy humbje, kurse Feronikeli tri fitore dhe pesë humbje.